• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

11/11/2015

Këshilli Konsultativ MF, Doganë-ATK-Komunitet i Biznesit diskuton për lehtësira të tjera fiskale

Prishtinë, 11 nëntor 2015 – Këshilli Konsultativ i përbërë nga Ministria e Financave, Dogana, Administrata Tatimore e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane dhe Aleanca Kosovare e Biznesit mbajti sot takimin e rregullt gjatë të cilit diskutoi për një sërë aktesh nënligjore dhe çështjesh të tjera në interes të komunitetit të biznesit.

Ministri i Financave Avdullah Hoti shprehu përkushtimin e institucionit që ai drejton në përmirësimin e mëtejmë të bazës rregullative dhe ligjore për të ofruar lehtësira të tjera për investitorët, me theks të veçantë në ofrimin e lehtësirave për kompanitë prodhuese përmes zgjerimit të listës së lëndëve të para të cilat do të lirohen nga detyrimet doganore. Ai tha se tashmë po vërehen efektet e para pozitive për bizneset nga lehtësirat e mundësuara me legjislacionin e ri tatimor, duke iu referuar këtu lirimit nga pagesa e TVSH-së për shumë lëndë të para.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës Nahit Sharku njoftoi për procedurat në përpilimin UA për pushimet tatimore I cili së shpejti do të ndahet për komente me ministritë e tjera, por edhe me asociacionet e biznesit. ATK poashtu njoftoi edhe rreth 140 autorizimeve të lëshuara deri më tani për prodhuesit vendor për lirim nga detyrimet e TVSH-së për lëndë e para. Pavarësisht se numri i përfituesve duket të jetë solid në këtë periudhë të shkurtër të hyrjes në fuqi të Ligjit të ri, Këshilli u dakordua për të vazhduar me informimin e mëtejmë të bizneseve të tjera prodhuese të cilat do të mund të përfitonin nga këto lehtësira.

Ndërprerja e mandatit të Bordit të Pavarur për Rishqyrtime ishte një shqetësimi kryesor i tri asociacioneve të biznesit, bashkë me kërkesën për gjetjen e modaliteteve më të përshtatshme për krijimin e një mekanizmi të ri i cili do të shqyrtonte në mënyrë të pavarur ankesat e bizneseve ndaj vendimeve të ATK-së dhe Doganës. Ky shqetësim bëhet edhe më argumentues duke pasur parasysh edhe mosfunksionimin efikas të gjyqësorit në trajtimin e rasteve të natyrës fiskale. Për këtë Këshilli u dakordua që të autorizojë një grup ligjor të punës, i cili deri në takimin e radhës do të vijë me një propozim konkret mekanizmin në fjalë, i cili më vonë do të mund të përfshihej në ligjin e ardhshëm për Agjencinë e të Hyrave.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Lulzim Rafuna informoi anëtarët e Këshillit rreth përgatitjes dhe miratimit të Udhëzimit Administrativ mbi Shpenzimet e Transportit, i cili pritet të hyjë në fuqi brenda pak ditësh. Në takim u njoftua se grupi punues ka marrë parasysh rreth 99% të komenteve të sektorit privat të shprehura ndaj draftit të këtij udhëzimi administrativ. Drejtori i Doganës poashtu njoftoi Këshillin për përgatitjen nga ana e Doganës të Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Thjeshtëzuara, që përbënë një risi në tërë rajonin e Ballkanit, për shkak të eliminimit të procedurave burokratike gjatë importit të disa mallrave të caktuara që nuk janë mallra të ndjeshme. Ai ftoi tri asociacionet e biznesit të përfaqësuara në Këshill që të japin kontributin e tyre për finalizimin e këtij Udhëzimi.

Ndër temat e tjera të cilat u diskutuan në takimin Këshillit ishin edhe nevoja e nxjerrjes nga ana e MF-së të një kalendari të akcizave, nevoja për një fushatë informuese për bizneset lidhur me aspektet teknike të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, por edhe çështje të tjera që prekin punën e sektorit privat. Në këtë drejtim Dogana u zotua që pas ratifikimit përfundimtar të MSA-së, të fillojë një fushatë informuese për bizneset në të gjithë vendin.

Këshilli Konsultativ është organ këshillëdhënës i themeluar në vitin 2013 me qëllim të adresimit dhe trajtimit të çështjeve të natyrës fiskale me të cilat përballet sektori privat. Në vitin 2015, Këshilli kryesohet nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Dogana tejkalon 800 milion euro të mbledhura

Dogana tejkalon 800 milion euro të mbledhura

Prishtinë 12 nëntor 2015 – Dogana e Kosovës ka vazhduar me performancën e jashtëzakonshme në aspektin e mbledhjes së të hyrave për buxhetin shtetëror. Sot, dogana ka tejkaluar shifrën rekord mbi 800 milion euro që në krahasim me vitin e kaluar është një rritje e madhe, kjo rritje tregon se Dogana është një administratë moderne ,  efikase dhe profesionale gjithashtu e aftë për të u përballuar me të gjitha sfidat.  Kjo e arritur përkon edhe me raportin e Komisionit evropian të publikuar para dy ditëve ku theksohet se:

“Reformat e suksesshme në administratën Doganore kanë ndikuar në vlerësimin më të mirë mallrave dhe luftimin e kontrabandës e që si rezultat sollën 7,4 % më shumë të hyra krahasuar me shtatë muajt e parë të viti 2014” (faqe 34 KOSOVO 2015 REPORT)

Gjatë vitit 2014 dogana deri me 11 nëntor kishte arritur të grumbullonte 739.8 milion euro derisa në këtë viti  dogana ka arritur të mbledhë 801.9 milion euro. Kjo paraqet një rritje prej 8.4% apo shprehur në vlera monetare 62.1 milion euro më shumë. Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

LEXO MË SHUMË
Shkatërrohen mallra të falsifikuara të markave tregtare  “Louis Vuitton”, “Lacoste”, “Hugo Boss”

Shkatërrohen mallra të falsifikuara të markave tregtare “Louis Vuitton”, “Lacoste”, “Hugo Boss”

Dogana e Kosovës shkatërron mallrat e falsifikuara në sasi prej 43 cp , të markës tregtar “Louis Vuitton”, “Lacoste”, “Hugo Boss” , të cilat shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale. Vlera e përafërt e mallrave të sipërcekura, që iu nënshtruan procesit të shkatërrimit arrin ne 714 Euro.

LEXO MË SHUMË