• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

09/12/2016

Dogana parandalon kontrabandën në kufi me Maqedoninë

Prishtinë 9 dhjetor 2016 –  Dogana e Kosovës me përkrahjen e Policisë kanë arritur që të parandalojnë një automjet transportues që barte mallra të kontrabanduara nga Maqedonia. Në afërsi të fshatit Debellde njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet RENAULT kombi pa targa i cili ka qenë i percjellur nga 2 vetura tjera dhe nga këmbësor të fshehur në mal. Gjatë tentimit për të ndaluar automjetin njësitet e doganës kanë hasur në rezistencë dhe janë kërcënuar me të shtëna ne ajër nga ana e kontrabanduesve, mirëpo njësit e Doganës kanë vënë situatën nën kontroll duke prangosur njësit prej kontrabandistëve.

Automjeti dhe sasia e mallrave që trasportonte (kontrabandonte) mbi 2 tonë janë konfiskuar derisa personi është arrestuar dhe dorëzuar në polici për vazhdim të rastit. Sasia e mallrave të ndaluara është si në vijim:

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kosova dhe Shqipëria përshpejtojnë procedurat e transitit në kufi

Kosova dhe Shqipëria përshpejtojnë procedurat e transitit në kufi

Prishtinë 22 dhjetor 2016 – Rritja e tregtisë me Shqipërinë dhe shfrytëzimi i porteve detare nga bizneset e Kosovës ka ngritur nevojën në marrjen e masave shtesë për përshpejtimin e procedurave të transitit në kufi me Shqipërinë dhe anasjelltas. Lidhur me ketë, Dogana e Kosovës me Doganat shqiptare kanë filluar një projekt të përbashkët i cili është plotësisht funksional.

Ky sistem ju mundëson bizneseve që të hapin një transit në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës dhe të mbyllin transitin në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri) duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare.

 

Para krijimit të korridorit të përbashkët procedurat e transitit merrnin shumë kohë për t’u përfunduar kurse aktualisht koha për përfundimin e procedurave kufitare është reduktuar shumë dhe merr më pak se 10 minuta. Kjo paraqet një përshpejtim të theksuar të procedurës së kalimit të kufirit dhe uljes së kostos për bizneset e përfshira në këto transaksione, përfshirë dhe kompanitë transportuese.

 

Investimet e përbashkëta në programe kanë bërë që më datë 19.12.2016, procedura e transitit të përbashkët të automatizohet në tërësi dhe ka filluar ndërlidhja automatike e sistemeve elektronike ndërmjet dy vendeve

LEXO MË SHUMË