• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

22/12/2016

Dogana e Kosovës kalon 1 miliard euro të hyra

Prishtine 22 dhjetor 2016, për herë të parë që nga themelimi i doganës 17 vite më parë është arritur të tejkalohen të hyrat e mbledhura në lartësinë prej 1 miliard euro (1,014,137,335.79 euro) kjo është një shifër rekorde.  

Rezultatet e mira në mbledhjen e të hyrave të cilat kanë pasur një performance të mirë janë duke vazhduar me një ritëm të lartë. Dogana e Kosovës ka trend të lartë të mbledhjes së të hyrave në këtë përfundim të vitit. Më saktësisht Dogana deri tani ka 98.2 milion më shumë se viti i kaluar shprehur në përqindje kemi 10,7 % më shumë. Derisa gjatë vitit të kaluar ne kishim 915,9 milion tanimë kemi mbi 1 miliard euro të grumbulluara.

Aksionet e shpeshta në luftimin e ekonomisë jo-formale, bashkëpunimi me qytetar, lehtësimi i procedurave të importit/eksportit, përdorimi i sistemeve të avancuara, eliminimi i procedurat burokratike dhe diskrecionit janë duke prodhuar rezultate optimale.

 

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen afër 20 kg narkotikë në pikë-kalimin  kufitar të Kullës

Kapen afër 20 kg narkotikë në pikë-kalimin kufitar të Kullës

Prishtinë 23 dhjetor  2016 – Njësit e Doganës e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës  kanë arritur të kapin afër 20 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Kullës (regjioni Pejë), oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të republikës së Shqipërisë  mund të transportonte mallra të ndaluara. Pas ndalimit të automjetit dhe identifikimit të udhëtarëve (2 shtetas të Shqipërisë) automjeti është selektuar për kontrolle detale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur së bashku me policinë është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në mes të bagazhit dhe ulëses së pasme. Vozitësi dhe bashkudhëtari janë arrestuar nga Policia kufitare në momentin e parë ku janë vërejtur pakot e dyshimta. Pas përfundimit të kontrollit sasia e saktë ishte e 17 pako apo 18 kg e 390 gram.

Rasti dhe substancat narkotike janë dorëzuar për procedim të mëtejmë tek policia si dhe personat janë dërguar në mbatje me urdhër të prokurorit kompetent.

LEXO MË SHUMË
Kosova dhe Shqipëria përshpejtojnë procedurat e transitit në kufi

Kosova dhe Shqipëria përshpejtojnë procedurat e transitit në kufi

Prishtinë 22 dhjetor 2016 – Rritja e tregtisë me Shqipërinë dhe shfrytëzimi i porteve detare nga bizneset e Kosovës ka ngritur nevojën në marrjen e masave shtesë për përshpejtimin e procedurave të transitit në kufi me Shqipërinë dhe anasjelltas. Lidhur me ketë, Dogana e Kosovës me Doganat shqiptare kanë filluar një projekt të përbashkët i cili është plotësisht funksional.

Ky sistem ju mundëson bizneseve që të hapin një transit në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës dhe të mbyllin transitin në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri) duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare.

 

Para krijimit të korridorit të përbashkët procedurat e transitit merrnin shumë kohë për t’u përfunduar kurse aktualisht koha për përfundimin e procedurave kufitare është reduktuar shumë dhe merr më pak se 10 minuta. Kjo paraqet një përshpejtim të theksuar të procedurës së kalimit të kufirit dhe uljes së kostos për bizneset e përfshira në këto transaksione, përfshirë dhe kompanitë transportuese.

 

Investimet e përbashkëta në programe kanë bërë që më datë 19.12.2016, procedura e transitit të përbashkët të automatizohet në tërësi dhe ka filluar ndërlidhja automatike e sistemeve elektronike ndërmjet dy vendeve

LEXO MË SHUMË