• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

30/12/2016

Dogana me rekord përmbyll vitin 2016

Prishtinë 29 dhjetor  2016 – Menaxhmeti i Doganës sot mbajti konferencën përmbyllëse të vitit. Gjithashtu në këtë konferencë mori pjesë edhe ministri i financave z. Hoti.

“Të hyrat gjatë vitit 2016 patën një performacë të jashtëzakonshme, ne arritëm që të tejkalojmë mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës ku kjo shifër paraqet rekord, gjithashtu kjo shifër behet edhe me domethënëse kur merret parasysh se nga 1 prilli I këtij viti kemi filluar edhe me implementimin e MSA e cila efektin financiar e kishte që nga dita e pare e implementimit. Profesionalizimi I doganës ndikoj direkt që të ruhet stabiliteti dhe performanca e doganës, për ketë arsye kemi të hyrat qe përveç ishin konstante gjatë tërë vitit patët edhe tendence rritje” theksoi u.d. i Drejtori të Përgjithshëm z. Fahri Gashi.

Përveç mbledhjes së suksesshme të taksave z. Gashi foli edhe për zbatimin e ligjit ku “dogana gjatë këtij viti  ka ushtruar njërin prej aksioneve më të mëdha i koduar si QARK-u, ku 800 zyrtarë nga DK, PK, ATK, kane marr pjese ne ketë aksion e që ka përfunduar me 20 të arrestuar dhe zbulimin e mbi 3 milion euro shmangie. Gjithashtu  kemi ngritur 80 kallëzime penale kundër 164 personave, per shmangie mbi 2.5 milion kemi zbuluar mbi 350 kg lëndë narkotike, dhe janë shpërbëre tri grupe te krimit te organizuar  me rreth 70 persona”.

Nga ana tjetër ministri z. Hoti theksoi se “ky ishte një vit shumë i suksesshëm dhe paraqet një rekord në grumbullimin e të hyrave, dogana arriti që tri ditë para përfundimit të vitit të tejkaloj  projeksionin duke mbledhur 1 miliardë e 40 milionë euro. Pavarësisht se parashikimi i të hyrave është rritur me rastin e rishikimit të buxhetit dhe pavarësisht prej faktit që si rezultat I pakos fiskale kemi pasur minus 23 milionë lirime të ndryshme të lëndëve të para për makineri dhe produkte tjera, dhe kemi pasur minus 25 milionë euro si rezultat i zbatimit të MSA-së nga data 1 prill e këtij viti. Pra në total kemi 48 milionë euro më pak për shkak të politikave fiskale dhe MSA-së, ndërkohë që dogana arrin që të realizojë dhe të tejkaloj planin për këtë vit, derisa viti  2017 do të jetë edhe më sfidues për Doganën, ngase ka në projeksion 1 miliardë e 108 milionë euro”

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen mbi 25 kg narkotikë në Vërmicë

Kapen mbi 25 kg narkotikë në Vërmicë

Prishtinë 13 janar 2017 – Njësit e Doganës e Kosovës sot në mëngjes kanë arritur të kapin mbi 25 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Sot gjatë kontrollit të autobusit së linjës Prishtinë – Tiranë – Prishtinë njësitet e doganës kanë selektuar për kontrollimin detal këtë autobusit. Gjatë kontrollës së ushtruar nga oficerët doganor të valixheve të udhëtarëve në dy prej tyre është hasur në lënde të dyshuar narkotike e llojit marihuanë së sasi totale prej 25.8 kg. Pas bashkëpunimit me policinë është identifikuar edhe personi në pronësi të valixheve i cili është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Rasti së bashku me lëndën narkotike i është dorëzuar Policisë për vazhdimin e hetimeve.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.  

LEXO MË SHUMË
Kapen afër 20 kg narkotikë në pikë-kalimin  kufitar të Kullës

Kapen afër 20 kg narkotikë në pikë-kalimin kufitar të Kullës

Prishtinë 23 dhjetor  2016 – Njësit e Doganës e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës  kanë arritur të kapin afër 20 kg narkotikë të llojit marihuanë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Kullës (regjioni Pejë), oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të republikës së Shqipërisë  mund të transportonte mallra të ndaluara. Pas ndalimit të automjetit dhe identifikimit të udhëtarëve (2 shtetas të Shqipërisë) automjeti është selektuar për kontrolle detale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur së bashku me policinë është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë). Lënda narkotike u zbulua e fshehur në mes të bagazhit dhe ulëses së pasme. Vozitësi dhe bashkudhëtari janë arrestuar nga Policia kufitare në momentin e parë ku janë vërejtur pakot e dyshimta. Pas përfundimit të kontrollit sasia e saktë ishte e 17 pako apo 18 kg e 390 gram.

Rasti dhe substancat narkotike janë dorëzuar për procedim të mëtejmë tek policia si dhe personat janë dërguar në mbatje me urdhër të prokurorit kompetent.

LEXO MË SHUMË