• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

07/06/2017

Dogana konfiskon lojërat e fatit me vlerë afër 200 mijë euro

Prishtinë 6 qershor 2017 – Dogana e Kosovës është duke vazhduar me aksionet dhe performancën e lartë në zbatimin e ligjit për lojërat e fatit, gjatë këtij pesë (5) mujori ne kemi arritur që të konfiskojmë lojëra fati në 107 raste, respektivisht kontrolla.

Në këtë periudhë Dogana ka aplikuar kontrolle të rrepta në tërë territorin e Kosovës ku vetëm vlera e mallrave të konfiskuara (aparate për lojëra fati, pajisje etj) ka arritur në afër 200.000 euro. Derisa edhe kemi gjobitur 189 bastore sportive për funksionim ilegal, respektivisht për mos-pagesë të taksës së akcizës. Derisa në total gjobat në këtë pesë mujor kanë arritur në 142,800 €uro. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që kemi rritje të performancës në kundërvajtje me 68% më shumë.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Departamenti amerikan për tregti vazhdon trajnimet për Doganën e Kosovës

Departamenti amerikan për tregti vazhdon trajnimet për Doganën e Kosovës

Prishtinë 7 qershor 2017 – nën organizimin e Departamentit amerikan për tregti dhe të përkrahur nga Ambasada amerikane në Prishtinë është duke u mbajtur trajnimi dy ditor për konceptin e Operatorëve ekonomik të autorizuar. Përveç Doganës së Kosovës në këtë trajnim janë duke marr pjesë edhe oda amerikane në Kosovë si dhe përfaqësuesit e bizneseve Kosovare. Hapja e trajnimi u bë nga përfaqësuesja e ambasadës amerikane znj. Megan Naylor e cila theksoj se “Qeveria e SHBA është e  përkushtuar në përkrahjen e institucioneve të Kosovës, edhe ky trajnim tregon qartë angazhimin tonë në ndërtimin e institucioneve dhe ndihmë për zhvillimin e biznesin”.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm tha “Fillimisht falënderojë qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme të ofruar Doganës respektivisht Kosovës. Duke qenë anëtarja më e re e Organizatës Botërore të Doganave ne kemi obligime dhe gatishmëri për zbatimin e konventave të OBD-së. Modernizimi i doganës dhe harmonizimi me standardet ndërkombëtare paraqesin një objektiv kryesor në drejtim të lehtësimit të tregtisë. Koncepti I operatorëve ekonomik të autorizuar ofron partneritet në mes të Doganës dhe tregtarëve duke iu lejuar operatorëve ekonomikë të lehtësira.  Megjithatë, teksa ne jemi në hapat e fillestar  konsiderojmë se ende ekzistojnë disa çështje në lidhje me OAE  prandaj edhe ky trajnim është në përputhje me objektivat e përgjithshëm të doganës”.

Gjithashtu edhe udhëheqësi  I odës amerikane z. Arian Zeka theksoi se “Gjatë viteve të fundit kemi parë progres të madh në doganë, pasi që edhe ne si odë kemi ulje të numrit të ankesave në procedurat doganore, prandaj mbështetja e Departamentit Amerikan për tregti  besoj se duhet të zgjerohet edhe tek gjykatat me theks të veçantë tek çështjet fiskale”.

Derisa ky është trajnimi I gjashtë me rradhë që organizohet me mbështetje nga ambasada amerikane dhe Departameti amerikan për tregti.

Koncepti i Operatorëve Ekonomik të autorizuar OAE mund të përkufizohet si një operatorë i cili konsiderohet i besueshëm në kontekstin e operacioneve të tij të ndërlidhura me çështje doganore  dhe të çështjeve të sigurisë dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzoi përfitime  në territorin doganor të Kosovës”

LEXO MË SHUMË
Dogana vazhdon të rris të hyrat në pesë mujorin e parë të vitit

Dogana vazhdon të rris të hyrat në pesë mujorin e parë të vitit

Prishtinë 2 qershor prill 2017 – Dogana e Kosovës ka vazhduar me performacën të lartë në mbledhjen e të hyrave.  Në këtë pesë (5) mujor ne kemi rritur të hyrat në krahasim me vitin e kaluar me 11,2 milion më shumë.

Krahasimi ne mes të viteve 2016 dhe 2017 në periudha të njëjta kohore tregon që kemi një rritje prej rreth 3 % më shumë, apo shprehur në milion kjo është afër mbi 11 milion. Derisa gjatë vitit 2016 dogana kishte mbledhur 390,3 milion euro kurse gjatë këtij vitin e kemi arritur të kalojnë 401,5 milion, vërehet rritje tek taksa e TVSH-së  me 6.8 % dhe tek akciza me 2.8 % më shumë se viti i kaluar. Derisa me projeksionin (1 miliard e 100 milion) të përcaktuar për vitin 2017 dogana është në nivelin e mbledhjes prej 99%.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

LEXO MË SHUMË