• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

01/12/2018

Sqarim lidhur me procedurat doganore në rastet e donacioneve dhe mallrave të udhëtarëve

Prishtinë 1 dhjetor 2018, – Dogana e Kosovës njofton të gjithë qytetarët, bizneset, OJQ dhe çdo palë tjetër të interesit lidhur me procedurat doganore në përputhje me masën mbrojtëse sipas vendimit (01/76 datë 21/11/2018) të Qeverisë.

Duke parë të nevojshme për të sqaruar tutje, të gjitha donacionet me mallra qe sjellën në Kosovë sipas procedurave ligjore, si dhe të gjitha mallrat për personat fizik dhe udhëtarëve  sipas të drejtave ligjore nuk janë ndaluar nga Dogana dhe të gjitha janë liruar konform procedurave të Kodit Doganor dhe ligjeve tjera në fuqi.

Gjithashtu ju njoftojmë se trafiku i mallrave komerciale vazhdon normalisht sipas ligjeve dhe vendimeve qe janë ne fuqi. Çdo palë qe ka paqartësi rreth procedurave ju lutem drejtohuni tek Dogana e Kosovës , ku do të japim sqarimet dhe udhëzimet e nevojshme.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapet një kamion me vezë gjatë tentim kontrabandimit

Kapet një kamion me vezë gjatë tentim kontrabandimit

Prishtinë 8 dhjetor 2018, – oficerët doganor kanë arritur të kapin një kamion me vezë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Gjatë patrullimeve në magjistralen Mitrovice Skenderaj njësitet e doganës kanë vërejtur një kamion pa targa që nga drejtimi i Mitrovicës. Pasi që kamioni është profilizuar si i dyshimtë, oficerët janë vënë në ndjekje. Vozitësi ka refuzuar të ndalet dhe pastaj së bashku me asistencën e policisë është bërë ndalja.

Pas ndalimit është bërë edhe prangosja e vozitësi dhe bashkudhëtarit, mallrat në kamion nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Sipas vlerësimeve preliminare në kamion ishin 500 pako me vezë, kamioni dhe mallrat janë ndaluar përkohësisht derisa ndaj të dyshimtëve është inicuar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

LEXO MË SHUMË
Dogana implementon platformën OPEN DATA

Dogana implementon platformën OPEN DATA

 

Prishtinë 18 Nëntor 2018, – Dogana e Kosovës nga sot ka implementuar platformën OPEN Data, kjo platformë ngrit nivelin e transparencës dhe siguron të gjithë që Dogana është një institucion transparent dhe kredibil. Platforma OPEN DATA përmban disa kategori si në vijim:

   – Bilancin tregtar ndër vite, ku të gjithë të interesuarit mund të gjejnë shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha shtetet si në aspektin e importit po ashtu edhe në aspektin e eksport.

   – CEFTA, kjo kategori tregon qartazi shkëmbimet tregtare të Kosovës me të gjitha vendet anëtare të cilat janë pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare të CEFTA-s.

   – MSA, pasqyron aktivitetin e Doganës, respektivisht të gjitha të dhënat lidhur me implementimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit në aspektin e tregtar që nga prilli i vitit 2016.

   – Performanca mujore/vjetore, është kategori që mundëson qasje të gjithë të interesuarve në punën e Doganës dhe performacën tonë.

   – Koha e zhdoganimit, tregon kohën që nevojitet për zhdoganimin e mallrave si në import po ashtu edhe në eksport.

Drejtori Berisha theksoj se “Dogana përmes kësaj platforme synon që të rris nivelin e transparencës po ashtu të jemi institucion i cili tregon dhe ndan qartazi të gjitha informatat me publikun, gjithashtu ju bëj thirrje të gjitha palëve të interesit që nëse kanë propozime të na kontaktojnë ashtu që të rrisin platformën OPEN DATA me kategori të reja me qëllim që kjo platform të jetë në funksion të qytetarëve dhe bizneseve Kosovare.”

Linku http://dogana.rks-gov.net/per-doganen/statistikat-dhe-arritjet/

LEXO MË SHUMË