• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

09/12/2018

Fillojnë përgatitjet për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit

 

Prishtinë 9 Dhjetor 2018, – grupet teknike kanë filluar procedurat për hapjen e zyrës së Doganës në Portin e Durrësit.

Në kuadër të bashkëpunimit të dy Qeverive, si dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të dyja qeverive me datën 7 dhe 8 Dhjetor në Tiranë dhe Durrës Drejtori i përgjithshëm i Doganës zt. Bahri Berisha me bashkëpunëtor ka takuar Drejtoren e Përgjithshme të Doganës së Shqipërisë znj. Belinda Ikonomi me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi ishin prezent edhe dy grupet punuese të administratave doganore ku edhe janë diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit.

  

Krahas takimeve u bë edhe vizita në portin e Durrësit ku me këtë rast edhe u përcaktuan  zyrat dhe ambientet e punës për Doganën e Kosovës nga ku do të zhvillohen procedurat doganore të tranzitit.

Hapja e kësaj zyre do të lehtësoj tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtarëve. Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit.

Procedurat doganore në Portin  e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji Janar 2019.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapet një furgon me pije jo-alkoolike gjatë tentim kontrabandës

Kapet një furgon me pije jo-alkoolike gjatë tentim kontrabandës

 

Prishtinë 10 dhjetor 2018 – Oficerët doganor kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije jo-alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike si në vijim:

1. Coca cola 1072 litra

2. Fanta 160 litra

3. Shweppes 60 litra

Malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjine nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundim e procedurës kundërvajtës. Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të mbrojtur qytetarët nga kontrabandimi si dhe në luftimin e ekonomisë jo-formale.

LEXO MË SHUMË
Sqarim për media: Dogana demanton lajmin se janë futur produkte me mbishkrime antikushtetuese

Sqarim për media: Dogana demanton lajmin se janë futur produkte me mbishkrime antikushtetuese

Prishtinë 9 dhjetor 2018, – Pas lajmërimeve në disa portale që në Kosovë ka produkte të cilat janë futur me mbishkrime antikushtetuese dogana lëshon sqarim për media.

Që nga pranimi i vendimit të qeverisë Dogana e Kosovës ka shtuar kontrollet në të gjitha pikë kalimet kufitare si dhe në terminalet doganore, lajmet e publikuara nuk janë të vërteta, pasi që nga data 21 nëntor 2018 nuk ka pasur importe të produkteve por vetëm import minimal të lëndës së parë e cila nuk është e paketuar për shitje me pakicë. Prandaj pretendimet se ka importe me mbishkrime antikushtetuese janë tërësisht të pavërteta pasi që është e pamundur të futen produkte kur nuk ka import. Fatkeqësisht artikulli i publikuar nuk sqaron se ku apo çfarë janë produktet e importuara por vetëm aludon se ka këso produkte, pa sqaruar se cili është ai produkt kur është importuar apo ndonjë informatë tjetër relevante, gjithashtu portali ka harruar edhe të pyes Doganën nëse ka pasur import apo jo.

Dogana iu bën thirrje që raportimet të jenë korrekte pasi që nga data e vendimit të qeverisë ne kemi parë rënie të importi në kuotat minimale ka javë ku nuk ka asnjë import prandaj pretendimet që produktet janë futur në Kosovës nuk janë të vërteta dhe jo të logjikshme.

LEXO MË SHUMË