• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

07/10/2021

Dogana e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin

Prishtinë 7 tetor 2021 – Sot në Drejtorinë e Doganës së Kosovës qëndrojë për vizitë drejtori i përgjithshëm i doganës së Shqipërisë z. Genti Gazheli me bashkëpuntor, ku u mirëprit nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu.

Dogana e Kosovë dhe ajo Shqiptare kanë një bashkëpunim shumë të mirë dhe të konsoliduar në të gjitha drejtimet dhe për të gjitha çështjet me interes dypalësh. Kjo vizitë është në vijim të takimit të dy Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, para pak ditësh në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit diskutuan mbi tema me interes dypalësh me qëllim përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave doganore në kalimin e mallrave në në mes të dy vendeve me theks të veçantë në pikëkalimin e Vërmicës dhe Durrës, procedurat e thjeshtësuara të ndërsjellta, sensibilizimi i opratorëve ekonomikë për këto procedura, mundësia e njohjes së ndërsjelltë të plumbosjes, si dhe sigurimi i prezencës së mundëshme të autoritetve kosovare në Porto Roman.

Drejtori I Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu pas takimit theksoj se “Ngritja e bashkëpunimit me Doganën Shqiptare sjell përfitime për biznesin e Kosovës poashtu edhe të Shqipërisë, prandaj administratat tona cdo ditë punojë ashtu që të lehtësojmë biznesin legjitim e në anën tjetër të lujtojmë parregullsit dhe korrupsioni”.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Konfiskohen mjete monetare

Konfiskohen mjete monetare

Prishtinë 8 tetor 2021 – ne pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardh njësit e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë selektuar një veture të dyshimtë për kontrollë detal.

Pas kontrollimit të udhëtarit në xhaketë janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 52,000.00 CHF.

Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme.

Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet.

LEXO MË SHUMË
Dogana lanson aplikacionin për telefonat e mençur

Dogana lanson aplikacionin për telefonat e mençur

Prishtinë 4 tetor 2021, Dogana e Kosovës në vazhdimësinë e saj për parandalimin e kontrabandës, korrupsionit dhe parregullsive tjera, së fundmi ka publikuar aplikacionin për telefona të mençur i cili u mundëson qytetarëve dhe i fton ata të jenë pjesë aktive e parandalimit dhe raportimit të këtyre dukurive negative. Pra janë funksionalizuar dy sisteme te reja operative të cilat mund të instalohen në telefonat e mençur. Kur shkarkohet aplikacioni qytetarë mund të kenë qasje në dy sisteme:

Sistemi i parë ju mundëson raportimin e Korrupsionit, Kontrabandës e Parregullsi tjera

Mjafton të shkarkoni aplikacionin e-Dogana dhe natyrisht me një qasje mjaft të lehtë duke klikuar në njërën nga menytë kryesore mund të raportoni Korrupsionin, Kontrabandën e Parregullsi tjera. Qytetarëve u është dhënë mundësia që përmes këtij aplikacioni duke përshkruar rastin, vendndodhjen dhe bashkangjitur provat të bëhen pjesë e parandalimit dhe luftimit të dukurive negative të shoqërisë.

Sistemi tjetër mbron qytetarë nga mashtrimet me kilometra gjatë shitjes së veturave

Po ashtu përmes aplikacionit e-Dogana duke dashur të ju ndihmojmë qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të ndryshme nga shitës të papërgjegjshëm, u është ofruar mundësia që të bëjnë verifikimin e veturave të zhdoganuara nga data 1 Shtator 2021 e deri më sot. Duke shënuar numrin e shasisë së veturës ju merrni informata rreth detajeve të veturës, kilometrave të kaluara dhe statusin e zhdoganimit. Aplikacionin mund ta shkarkoni në Google Play Store duke kërkuar me emrin eDogana ose klikoni në linkun:  https://play.google.com/store/apps/details?id=com.dogana.lajmerodoganen

LEXO MË SHUMË