• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +38338555046
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0) 45 198 069
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0) 45 198 023
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

27/04/2022

Kapen mallra të kontrabanduara në dy lokacione

Prishtinë, 27 prill 2022. Oficerët doganor kanë ushtruar bastisje në dy lokacione të dyshuara për posedim të mallrave të kontrabanduara.

Më saktësisht njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ushtruar kontroll në dy lokacione (Kijevë dhe Lipjan) dhe me këtë rast është hasur në mallra pa dokumentacion të prejardhjes, rrjedhimisht i kontrabanduar nga Serbia. Në lokacionin e parë janë gjetur 550 Litra Vaj Ushqimor me origjinë nga Serbia, derisa në lokacionin e dytë janë gjetur rreth 800 Litra Pije Coca Cola me origjinë nga Serbia. Mallrat janë sekuestruar dhe rastet janë referuar në procedurë kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Kapen medikamete të kontrabanduara

Kapen medikamete të kontrabanduara

Njësitet e Doganës se Kosovës  kanë organizuar kontrolla ne nëntë (9) Barnatore ku edhe janë gjetur barna/medikamete të kontrabandura nga Serbia, Maqedonia Veriore si dhe Shqipëria. Lokacionet e barnatoreve ishin në Graqanice, Ranilluk, Shtërpcë si dhe lokacione tjera. Te gjashtë (6) subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna te kontrabanduara.

Të gjitha produktet  janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.

LEXO MË SHUMË
Kapen mbi 8000 litra vaj motorik i kontabanduar

Kapen mbi 8000 litra vaj motorik i kontabanduar

Prishtinë, 25 prill 2022. Oficerët doganor kanë ushtruar bastisje në një depo të dyshuar pë posedim të mallrave të kontrabanduara.

Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosovës ka ushtruar kontrollë në një lokacion të dyshimtë dhe me këtë rast ka hasur në 8346 Litra Vaj Motorik të Kontrabanduar (me origjinë nga Irani).

Vlera e këtij malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, mallrat janë sekuestruar.  

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

LEXO MË SHUMË