• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

09/06/2022

Drejtori i Përgjitshëm i Doganës së Kosovës vizitoj ASHNA

Prishtinë 9 qershor 2022 Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Agron Llugaliu sot gjatë ditës qëndroj për vizitë në Agjensionin e Shërbimit të Navigimit Ajror (ASHNA), ku u prit nga drejtori i saj , z. Samir Bllacaku me bashkëpuntor.  

Takimi u zhvilluar në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë, në fusha që i përkasin interesit të përbashkët, ku si njëra poashtu edhe pala tjetër e shprehën gatishmërinë që niveli i bashkpunimit të dy institucioneve të vazhdoj edhe me tutje, duke synuar që qështjen e interesit të përbashkët të trajtohen me vëmendja të veqantë.

Po ashtu të dy krerët e dy institucioneve respektive, patën knaqësinë që të vlerësojnë punën dhe aktivitetin e dy institucioneve, deri sa dakordimi ishte i plotë që niveli i bashkëpunimit do të vazhdoj edhe më tutje, në fushat me interes të përbashkët.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Parandalohet kontrabanda e pijeve alkoolike

Parandalohet kontrabanda e pijeve alkoolike

Prishtinë  22 Qershor 2022, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Veri të Mitrovicës (fshati Zherovnicë), gjatë patrullimit kanë arritur të identifikojnë një automjet të dyshimtë transportues në lëvizje, me ç’rast konform procedurave kanë urdhëruar ngasësin që ndalet. Ngasësi ka refuzuar urdhërin e ndalimit dhe ka tentuar të ik me automjet, me ç’rast zyrtarët i janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur të bllokojnë automjetin ndërsa vozitësi ka ikur duke e braktisur automjetin. Me rastin e kontrollit zyrtarët kanë gjetur se në automjete kishte mallra kontrabandë të llojit pije alkoolike dhe jo alkoolike në sasi prej rreth 900 litrash.

Me këtë rast gjatë rrugës në hyrje të Zveqanit gjatë dërgimit të Automjetit më mallëra në Terminalin Doganor në Mitrovicë, tri automjete kanë penguar dhe kanë tentuar të bllokojnë zyrtarët e Doganës në kryerjen e detyrës zyrtare. Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të zyrtarëve Doganor është arritur që të evitohen këto pengesa dhe automjeti i dyshimtë me mall të kontrabanduar të dërgohet në mbikqyrje doganore në terminal.

Për pengim në kryerje të detyrës Dogana e Kosovës ka lajmëruar dhe inicuar rast tek organet kompetente.

LEXO MË SHUMË
Parandalohet kontrabandimi i 4000 mijë fishekve në pikë kalimin kufitar të Jarinjes

Parandalohet kontrabandimi i 4000 mijë fishekve në pikë kalimin kufitar të Jarinjes

Prishtinë 9 qershor 2022. Sot oficerët doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë parandaluar futjen ilegale të 4000 copë fishekve në pikëkalimin kufitar të Jarinjes.

Gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në hyrje, në një automjet me targa të Serbisë oficerët kanë gjetur të fshehura në bagazh municione, menjeherë në bashkëpunim me policinë e Kosovë është bërë arrestimi I drejtuesit të makinës.  

Kontrolli detal ka zbuluar municion si në vijim:

  • 39 pako x 50 copë të llojit AUTO FMT 71gr/4.6gr gjithsej 1950 cope.
  • 41 pako x 50 copë të llojit 9mm LUGER FMJ 124gr/8.0gr gjithsej 2050 cope.

Gjithsejt: 4000 copë.

Rasti I është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejme.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

LEXO MË SHUMË