• Zyrtar kontaktues për parandalim të konfliktit të interesit: Gyltene Syla: +383 (0)3820039025
  • Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizuesve: Selime Selmani: +383 (0)3820039119
  • Zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente zyrtare: Adriatik Stavileci : +383 (0)3820039017
SQ SR EN
Webmail
Stema e Kosovës Logo e Doganës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

DOGANA E KOSOVËS

Lajmet Artikulli

10/08/2022

Parandalohet kontrabanda e mbi 3.5 tonëve pije joalkoolike

Prishtinë 10 gusht 2022. Njësitë e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjanit.

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoholike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia.

Pas veprimeve operative zyrtarët e Doganës  gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara. Sasia totale e mallrave të gjetura është:  

Pije joalkoolike 3600  litra,

Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.   

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

  • Shpërndaje:

Lexo lajme tjera:

Parandalohet kontrabanda e medikameteve

Parandalohet kontrabanda e medikameteve

Prishtinë 11 gusht 2022. Njësit e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.

Në Vërmice, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrbanduara. Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit, dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim:

Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë
REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë
REVOLAX FINE with LIDOCAINE – 5 copë
Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1×300 – 16 pako
Xhama me dioptri të ndryshëm

Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË
Njoftim për largim të oficerit  doganor nga puna

Njoftim për largim të oficerit doganor nga puna

Prishtinë 2 gusht 2022. Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të zyrtarit doganor, kundër të cilit egziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Vermicës janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës.

Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095. Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, qe synojmë ti zgjerojmë ne te ardhmen, me qëllim të shërbimit të qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

LEXO MË SHUMË