Agron Llugaliu
Drejtor Gjeneral Dogana e Kosovës
Drejtori Gjeneral
Me mbi 20 vjet përvojë në Doganën e Kosovës, Z. Agron Llugaliu ka udhëhequr iniciativa kyçe për forcimin e sigurisë kombëtare dhe zbatimin efektiv të ligjit në fushën e doganës. Gjatë karrierës së tij, ai ka shërbyer në pozita udhëheqëse si Udhëheqës i Inteligjencës, Udhëheqës i Analizës së Rrezikut dhe Ushtrues Detyre i Zëvendësdrejtorit për Zbatimin e Ligjit, duke vendosur standarde të larta në menaxhimin e rrezikut dhe hetimet kundër krimit dhe korrupsionit.
Ai ka kontribuar ndjeshëm në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve të Doganës së Kosovës për të adresuar krimin ndërkufitar, përmirësuar sistemet e zbatimit të ligjit dhe përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Përmes pjesëmarrjes në operacione të përbashkëta dhe programe trajnimi, Zt. Llugaliu ka ndihmuar vendin të pozicionohet si partner i besueshëm në operacionet e Organizatës Botërore të Doganave.
Si një zyrtar publik i përkushtuar, Zt. Llugaliu ka luajtur një rol kyç në hartimin e Strategjisë së parë Kombëtare të Sigurisë, duke sjellë ekspertizën e tij doganore dhe të sigurisë në nivel qeveritar. Zt. Llugaliu ka ndjekur studimet bachelor në Dogana dhe Shpedicion dhe ka marrë trajnime të avancuara në fushat e kundërterrorizmit, krimit të organizuar dhe analizës së rrezikut, përfshirë programe të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Marshall Center në Gjermani dhe Qendrën Daniel K. Inouye në Hawai, SHBA.
Në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm, Zt. Llugaliu udhëheq Doganën e Kosovës drejt një organizate publike me efikasitet të lartë dhe standarde të larta profesionale. Zt. Llugaliu është i përkushtuar të ofrojë shërbime të shpejta, të besueshme dhe transparente për komunitetin tregtar dhe qytetarët, duke rritur besueshmërinë dhe efektivitetin e Doganës në përputhje me prioritetet e qeverisë për një administratë publike moderne dhe efikase.