
10 VJETORI I THEMELIMIT TË DOGANËS
Lajme
03 September 2009
10 VJETORI I THEMELIMIT TË DOGANËS
Prishtinë, 3 shtator 2009– Në Drejtorinë Qëndrore të Doganës së Kosovës në Prishtinë u mbajt konferencë shtypi për gazetarë me rastin e dhjetëvjetorit të themelimit të Doganës së Kosovës. Drejtori i Doganës z. Naim Huruglica ndër të tjera tha: “Dogana mbush dhjet vjet nga themelimi i saj. Para dhjetë vjetëve më 3 shtator 1999 dogana filloi të mbledh taksa doganore në pikën kufitare Hani i Elezit, më pastaj pas disa ditëve më 20 shtator puna ka filluar edhe në pikën kufitare në Vërmicës. Z. Naim Huruglica përmendi edhe të arriturat, sukseset dhe sfidat që ka kaluar dogana për dhjet vite me radhë.
“Në fillim jemi ballafaquar me sfida të mëdha një ndër sfidat më të mëdha ishte rekrutimi i stafit, ku puna ka nisur me 37 oficerë doganor, mirëpo në vitet në vijim dogana ka rekrutuar punëtor të rinj dhe rekrutimi vazhdon edhe më tutje, sot numri i stafit të Doganës së Kosovës pas dhjet viteve është 572 punëtorë; Konsolidimi në të gjitha vendkalimet kufitare; luftimi i kontrabandës dhe evazioni fiskal në tërësi; ngritja e infrastrukturës ligjore dhe fizike; mbledhja e duhur nga taksat doganore; legjislacioni në fuqi dhe luftimi i kontrabandës, që mund të themi lirisht se kontrabanda tash pas dhjetë viteve është zvogëluar për 80 për qind. Me arritjen e standardeve Dogana e Kosovës nuk është më vetëm si institucion për mbledhjen e të hyrave por edhe në zbatimin e ligjit përmes mbrojtjes dhe ofrimit të Sigurisë për qytetarët dhe ekonominë e vendit”.
“Dogana nëpërmjet një sistemi të avancuar TIMS bënë zhdoganimin e mallrave të importuara, ndërsa rreth 90 për qind të deklarimeve të mallrave bëhen nëpërmjet DTI, bazuar në profilizimin e rrezikut dhe selektivitetit, ky shërbim kontrollon vetëm 25 për qind të ngarkesave dhe koha e vlerësuar për zhdoganim në kalimet kufitare nuk është me 5 orë si para dhjetë viteve, por tash bëhet për 2 orë, gjatë këtyre 10 viteve të funksionimit dogana ka arritur të mbledhë mbi 4 miliard euro kurse deri me 1 shtator ka mbledhur 391 milion euro” tha në fund Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës z. Naim Huruglica.
Në këtë dhjetëvjetor të Doganës së Kosovës u ndan mirënjohje për disa punëtorë të cilët kanë dhënë më së shumti kontribut në themelimin, funksionimin dhe shndërrimin e doganës në një institucion të suksesshëm.
Prezentimi i 10 vjetorit te Doganes se Kosoves
