Telefoni për të raportuar korrupsionin dhe kontrabandën 038 500 095
 
 

Hani i Elezit

  • Dega Doganore Hani i Elezit

Dega Doganore Hani i Elezit gjendet ne pjesën jugore te Republikës se Kosovës ne kilometrin e 70 te magjistrales Prishtine – Shkup dhe është Dega Doganore me fluksin me te madh si te veturave (udhëtareve) ashtu edhe te maunave qe bartin mallra komerciale për tregun e Kosovës.

Dega Doganore e Hanit te Elezit është e konfiguruar ne dy pjese ne te cilat kryhen operimet e oficereve doganor te Doganës së Kosovës, në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit dhe në terminalin e Hanit te Elezit.

  • Pikë kalimi Kufitar Hani i Elezit

Kjo pikë kufitare është në kufi me Republikën e Maqedonisë dhe është pika me fluksin më të madh të veturave dhe autobusëve me pasagjerë që hyjnë dhe dalin për dhe nga Kosova.

Dogana e Kosovës operon 24 orë pandërprere në këtë kufi dhe bëhen tendenca në vazhdimësi që me gjithë fluksin e madhe nëpër këtë PKK që lëvizja e udhëtarëve të bëhet me sa më pak ndalesa të panevojshme në përjashtim të atyre që u nënshtrohen kontrolleve doganore.

Numri kontaktues për pikë kalimin kufitar Hani i Elezit është 038/541-930

  •  Terminali Doganor – Hani i Elezit

Ne kuadër te Degës Doganore Hani i Elezit ekziston edhe terminali doganor që është terminali me hapësirën më të madhe në kuadër të terminaleve doganore në Kosovë, kjo si rrjedhojë e faktit se afro 60% e të gjitha mallrave që importohen dhe kryejnë procedurat doganore në Kosovë kalojnë nëpër këtë dege doganore.

Dogana e Kosovës në këtë terminal ka të vendosur edhe x-ray mobil shume të sofistikuar me anë të cilit tentohet dhe mundësohet që me ndihmën e tij kontrolli i mallrave dhe ngarkesave të kryhet me shpejtë dhe në mënyrë më të detajizuar.

Në kuadër të terminalit Hani i Elezit gjenden të stacionuara edhe të gjitha agjensionet tjera kufitare si ai veterinar dhe fito-sanitar, e tërë kjo është bërë me qëllim që të gjitha procedurat me rastin e importit – eksportit të mallrave të kryhen pa ndalesa të mëdha dhe të panevojshme.

Orari i punës në këtë terminal doganor është 24 orësh por orari i zhdoganimit të mallrave është çdo ditë prej orës 08:00 deri ne 20:00.

Numri kontaktues për terminalin doganor të Hanit të Elezit është 038/502-534 

Images Links

 
 
   
   
 
 
 
     
   
   
 
   

Pikat e Doganës së Kosovës