Dega Doganore Pejë gjendet në qytetin e Pejës, 22 km në largësi nga Pikëkalimi Kufitar (P.K.K.) Kullë.
Të gjitha mallrat komerciale në të gjitha regjionet nga P.K.K. Kullë, udhëzohen (dhe obligohen) që të shkojnë në terminalin doganor për vazhdimin e procedurave doganore për zhdoganim të mallit.
Në D.D Pejë operojnë edhe inspektorët e Agjencionit Veterinar dhe Sanitar të Kosovës, të cilët i pajisin importuesit me certifikatat e kërkuara.
Në D.D Pejë përveç mallrave të cilat hyjnë përmes P.K.K. Kullë zhdoganohen edhe autoveturat nga brendësia si dhe bëhet zhdoganimi definitiv i mallrave nga procedurat me ndikim ekonomik.
Dokumentacioni i nevojshëm për zhdoganim:
• Fatura e mallit
• Dokumenti i transportit
• Fletëngarkesa e mallit
• Certifikata EUR 1
• Dokumentet e eksportit nga vendi i nisjes dhe transitit
• Certifikatat veterinare-sanitare, nëse aplikohen.
• Licencat e importit, nëse aplikohen.
• Deklarimi i mallit nga Agjentët e autorizuar me anë të deklaratës
doganore.
Orari zyrtar i punës në D.D Pejë është çdo ditë prej orës 08:00 deri 20:00 dhe janë të angazhuar 15 oficerë doganor të sistemuar në ekipe dhe ndërrime të ndryshme.


