0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Pyetjet e shpeshta

Pyetjet e shpeshta

  1. A lirohen mallrat për qëllime humanitare?

    • Bazuar ne Kodin Doganor dhe te Akcizave Kodi nr. 03/L-109, aneksi A, Kapitulli I, mbi Lirimet nga Detyrimet e Importit, neni 69 Mallrat për Organizata Humanitare ose Bamirësie, lirohen nga detyrimet e importit, përderisa një gjë e tille te mos shkaktoje keqpërdorime apo çrregullime te mëdha te konkurrencës.

  2. Cila dhe sa janë taksa doganore?

    • Taksat të cilat paguhen me rastin e kalimit të kufirit të Kosovës janë:
      a)Taksa doganore e cila iu nënshtrohet mallrave me rastin e kalimit të kufirit dhe paguhet 10% në vlerë të mallit;
      b)Taksa e akcizës e cila është një taksë e veçantë selektive që iu vihet një numri të caktuar të mallrave të tatueshme që lëshohen për konsum të lirë me qëllim të arritjes së efekteve të caktuara dhe paguhet në vlerë të mallit apo sipas njësisë matëse(specifike).
      c)TVSH e cila është një taksë e cila mblidhet në kufi nga Shërbimi Doganor në emër të administratës tatimore dhe paguhet 18% në vlerë të mallit.

  3. Çfarë dokumente duhet të kem për import apo të

    • Import dokumentet

      a) Fatura në bazë të se cilës deklarohet vlera doganore e mallrave, sipas nenit 91 te këtij akti

      b) Deklarata për vlerat doganore te mallrave te deklaruara, sipas nenit 88 te këtij akti

      c) Dokumentet e kërkuara për aplikimin e aranzhimeve preferenciale tarifore (EUR 1)

      Dokumenti I fundit nuk është kërkesë e doganës por varet prej institucioneve tjera

      d) Te gjitha dokumentet e kërkuara për aplikimin e dispozitave qe rregullojnë lirimin për qarkullimin e lire te mallrave te deklaruara (Certifikata veterinare, sanitare fitosanitare, licencat e ndryshme qe janë kusht për lëshimin e mallit ne qarkullim te lire).

      Ndersa per Eksport nevojiten:

      • Deklarata e Eksportit
      • Fatura përcjellëse e mallit
      • EUR 1, vetëm me kërkesë te palës

       

  4. Cilat janë kufizimet rreth importit të veturave

    • Kufizimi në import të veturave vlen atëherë nëse vetura është mbi 13 vjet i vjetër nga data e regjistrimit të parë ( mbi 13 vjet amortizim).

  5. Si përcaktohet vlera e automjeteve?

    • Vlera e automjeteve përcaktohet:
      a) në bazë të faturës nëse ajo është e paraqitur në vlerë reale, ( vlera e transaksionit)
      b) nëse nuk është vlera  transaksionit, atëherë vijnë ne aplikim metodat tjera te vlerësimit.

  6. Si lirohen nga pagesa veturat për persona me af

    • Veturat lirohen vetëm nëse personi ka statusin e personit te hendikepuar, vetura është e përshtatur për nevoja te tij dhe importohet nga personi i hendikepuar. Sa i përket kufizimit ekziston edhe për këto subjekt.
      Vërejtje: Veturat për persona me përcjellës ( të cilët nuk janë fare në gjendje të ngasin veturën)  nuk gëzojnë këtë lirim edhe nëse posedojnë dokument mbi paaftësinë.

  7. Nga cilat taksa lirohem me rastin e importit ng

    • Nëse mallrat janë të importuara nga vendet anëtare të CEFTA-s dhe atë e dëshmon me certifikatën mbi origjinën e mallit (EUR1) nga shteti përkatës at’her lirohet nga taksa doganore prej 10%.

  8. Si dhe kur kam të drejtë të ankohem për ndonjë

    • Çdo herë kur mendoni se ju është bërë padrejtësi lidhur me ndonjë procedure doganore mund të paraqitni kërkesë për rishqyrtim me shkrim drejtuar Doganës së Kosovës  dhe at mund ta dorëzoni në degën doganore përkatëse apo në zyrën administrative të doganës që gjendet në Drejtorin e Doganës së Kosovës.

  9. Çka ndodh me mallin e konfiskuar?

    • Fillimisht malli i konfiskuar deponohet në depot e Doganës, nëse fjala është për mallrat ushqimore atëherë konstatohet afati i skadimit dhe kontaktohet Ministria e Bujqësis ( Agjensioni Fito – Sanitar – Veterinar) nëse mund të shitet si mall apo jo. Nëse behet fjale për mallrat tjera çdo here kur është e hapur ndonjë procedure ankimore, atëherë pritet vendimi nga ana e Departamentit Ligjor, përkatësisht nga ana e Bordit të Pavarur të Ankesave.

  10. A lirohen organizatat joqeveritare prej taksës

    • Organizatave Jo-Qeveritare me status te benificuar publik ju hiqet e drejta e lirimit nga pagesa e taksës doganore, me tutje sipas Ligjit Nr. 03/L-114 për TVSH-në paguajnë TVSH-ë, ndërsa janë te liruara prej taksës se akcizës vetëm për: Benzine, Kerozine, naft dhe etanol, kjo sipas aneksit C, te Kodit Doganor dhe te Akcizave Kodi nr. 03/L-109.