0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Udhëtarët

Ligji kosovar kundër pastrimit të parave (Ligji 03L-196) kërkon që secili person që hyn ose del nga Kosova me instrumente monetare në vlerë prej 10,000 eurove ose më shumë duhet t’i deklarojë mjetet në Doganat e Kosovës. Mosdeklarimi i tyre mund të rezultojë në dënime substanciale.

Secili person që hyn ose del nga Republika e Kosovës dhe bart instrumente monetare me vlerë prej 10,000 eurove ose më shumë duhet ta deklarojë shumën e instrumenteve monetare si dhe burimin e instrumenteve të tilla monetare me shkrim doganierit të autorizuar, dhe, nëse kërkohet nga zyrtari, do t’ia paraqes instrumentet monetare.

Për qëllim të kësaj kërkese, personi do të konsiderohet se bart instrumente monetare, nëse, mes tjerash, janë në posedim fizik të personit të tillë ose në automjet privat ose në mjete të tjera bartëse që shfrytëzohen nga personi në fjalë.

Secili person që dërgon nga Republika e Kosovës në një vend tjetër jashtë Kosovës, ose pranon në Kosovë nga një vend jashtë Kosovës, përmes postës ose korrierit komercial, instrumente monetare të vlerës prej 10,000 eurove ose më shumë duhet t’i deklarojë instrumentet monetare si dhe burimin e instrumenteve monetare në formë të shkruar, në formatin e përshkruar nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave të Kosovës pranë doganierit të autorizuar, dhe, nëse kërkohet nga zyrtari, do t’ia paraqes instrumentet monetare.

Personi mund t’i përmbush obligimet e tij/saj raportuese përmes njoftimit të përmbajtjes së pakos në deklarimin doganor ose në dokumentacionin e transportit ndërkombëtar