0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Personat me nevoja të veqanta

 

Automjetet për personat me aftësi te kufizuara

Baza ligjore: Kodi Nr. 03/L-109, Doganor dhe i Akcizave Në Kosovë, Aneksi ‘A’ Neni 78, paragrafi 1 dhe 2. Dokumentet e nevojshme

– Vendimin nga organi kompetent apo Komisioni (mendimin e konzoliumit te mjekeve të QKUK-së) që konfirmon vërtetimin e dëmtimit trupor.

– Ne rast se personi është përfitues i pensionit invalidore vendimin nga Ministria për Pune dhe mirëqenie Sociale MPMS.

– Leja e Qarkullimit te automjetit

– Patentë shoferi.

– Libreza e HANDIKOS-it

– Atesti nga organi kompetent, që vërteton se  automjeti i  përshtatet për ngasje personit me nevoja te veçanta.

– deklarate me shkrim se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejte.

 

Vërejtje: Automjetet e liruara nga detyrimet doganore “Nuk mund të huazohen, të jepen me qira apo të transferohen te personat e tjerë”;

 

Importet nga organizatat – Karroca, gjësende për persona të hedikepuar

 

Baza ligjore: Kodi Nr. 03/L-109, Doganor dhe i Akcizave Në Kosovë, Aneksi ‘A’ Neni 76, paragrafi 1, neni 78.

 

Dokumentet e nevojshme:

 

– një dokument (Certifikatë) që vërteton statusin e subjektit, organizatës apo entit  për ofrim të ndihmës apo asistencës tjetër rehabilituese.

– një deklaratë me shkrim që mallrat e importuara të destinuara vetëm për përdorim, ose për të ofruar ndihmë dhe rehabilitimin falas për persona me aftësi të kufizuara,

– në raste te donacionit Akt dhurimi (origjinal) me referencat mbi titullarin/pranuesin e donacionit, fatura, apo çfarëdo dokumenti tjetër kur dogana e konsideron te nevojshëm.).

-Vërejtje: Ne rastet specifike Dogana mund te kërkoj dokumente shtesë varësisht nga llojet e mallrave te cilat importohen.

 

a) invalidët e luftës : Automjetet

–  leja e qarkullimit te automjetit,

–  patentë shoferi,

–  kartela e anëtarësisë e UÇK-së

– vërtetim nga Organizata e Veteranëve te Luftës për lirim të automjetit nga dogana.

– vendimin nga Ministria për Pune dhe mirëqenie Sociale (MPMS) që vërteton se kërkuesi është përfitues i pensionit invalidor (vendimi te shoqërohet edhe me mendimin e konzoliumit te mjekeve) .

– deklarate me shkrim e nënshkruar nga përfituesi i lirimit që deklaron se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejtë.

Baza ligjore Kodi Nr. 03/L-109, Doganor dhe i Akcizave Në Kosovë, neni 4,Paragrafi 10; KDA Aneksi A: neni 76, paragrafi 1, neni 78, paragrafi 1 pika ‘b’ dhe Neni 134, pargarafi f). Ligji Nr. 04/L-054, neni 1 paragrafi 1.7 dhe neni 6 paragrafi 2 i Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve.

Vërejtje: Automjetet e liruara nga detyrimet doganore “Nuk mund të huazohen, të jepen me qira apo të transferohen te personat e tjerë”;

 

Mallra për organizata humanitare ose bamirëse; mallra të destinuar për të verbëritë dhe personat tjerë të hendikepuar, karroca, gjësende për persona të hedikepuar

– një dokument (Certifikatë) që vërteton statusin e subjektit, organizatës apo entit  për ofrim të ndihmës apo asistencës tjetër rehabilituese.

– një deklaratë me shkrim që mallrat e importuara të destinuara vetëm për përdorim, ose për të ofruar ndihmë dhe rehabilitimin falas për persona me aftësi të kufizuara,

– në raste te donacionit Akt dhurimi (origjinal) me referencat mbi titullarin/pranuesin e donacionit, fatura, apo çfarëdo dokumenti tjetër kur dogana e konsideron te nevojshëm.).

 

Baza ligjore Kodi Nr. 03/L-109, Doganor dhe i Akcizave Në Kosovë, Aneksi ‘A’ Neni 76, paragrafi 1, neni 78.