0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Për Automjete

Kushtet për lirim të plotë nga detyrimet e importit Mjetet e transportit

Neni 331
1. Për qëllimet e këtij nënseksioni:
a) shfrytëzim komercial‘ nënkupton shfrytëzimin e mjeteve të transportit për transport të personave me pagesë apo transport të mallrave industriale apo komerciale, qoftë me pagesë apo pa pagesë;

b) Shfrytëzim privat‘ nënkupton shfrytëzimin tjetër nga ai komercial i mjeteve të transportit;

c) trafiku i brendshëm‘ nënkupton transportin e personave apo mallrave të marra apo ngarkuara në Kosovë, me qellim te zhvendosjes ose të shkarkimit në një vend brenda këtij territori.

2. Mjetet e transportit përfshinë pjesët e zakonshme rezervë, pjesët ndihmëse dhe pajisja që i shoqëron ato.

Neni 334
1. Lirimi i plotë nga detyrimet e importit duhet të jepet për mjetet e transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror kur ato:
(a) janë të regjistruara jashtë Kosovës në emër të personit të vendosur jashtë Kosovës; megjithatë, nëse mjetet e transportit nuk janë të regjistruara atëherë kushtet e mësipërme mund të konsiderohen se janë plotësuar, kur ato janë në pronësi nga personi i vendosur jashtë Kosovës;
(b) janë shfrytëzuar nga personi i vendosur jashtë Kosovës pa rënë ndesh me Nenet 335, 336 dhe 337; dhe 154
(c) në rast të shfrytëzimit komercial dhe me përjashtim të mjeteve të transportit hekurudhor të jenë shfrytëzuar ekskluzivisht për transport, i cili fillon dhe përfundon jashtë Kosovës; megjithatë, ato mund të shfrytëzohen në trafikun e brendshëm kur dispozitat në fuqi të transportit e rregullojnë një çështje të tillë.

2. Kur ndërmarrja për huazim e cila është e regjistruar në territorin doganor të Kosovës në mënyrë të përsëritur huazon mjetet e transportit të nga paragrafi 1 i këtij neni, personit të themeluar jashtë këtij territori, ato do të ri-eksportohen brenda tetë ditësh nga dita kur kontrata hyn në fuqi.

Neni 335
Personat e vendosur në Kosovë, duhet të përfitojnë privilegj të lirimit të plotë të detyrimeve të importit kur:
a) Mjetet e transportit hekurudhor të jenë vendosur në dispozicion të personave të tillë sipas procedurave të caktuara ku secili rrjet mund të shfrytëzojë parku hekurudhor të rrjeteve tjera sikur të jetë i tyre;

b) Që rimorkioja të jetë e ngjitur në mjetet e transportit rrugor të regjistruara në Kosovë;
c) Mjetet e transportit të shfrytëzuara në lidhje me situatat emergjente dhe që shfrytëzimi i tyre të mos tejkalojë pesë ditë; apo

Mjetet e transportit janë shfrytëzuar nga firma huazuese profesionale për qëllim të ri-eksportimit brenda periudhës që nuk tejkalon pesë ditë.

Neni 336
1.Personat fizik të vendosur në Kosovë duhet të përfitojnë nga lirimi total nga taksat e importit kur ata privatisht shfrytëzojnë mjetet e transporti nga rasti në rast, sipas udhëzimit të pronarit të regjistrimit me kusht që në kohën e përdorimit pronari të jetë në territorin doganor të Kosovës. Personat e tillë gjithashtu duhet të përfitojnë nga lirimi total, për shfrytëzim privat të mjeteve të transportit të huazuara sipas kontratës me shkrim nga një rast në tjetrin:
1.
a) Për kthim te vendbanimi i tyre në Kosovë;

b) Për t‘u larguar nga Kosova; apo

c) Kur kjo është e lejuar në nivel të përgjithshëm nga dogan

Mjetet e transportit duhet të ri-eksportohen apo të kthehen te shërbimi i huazimit i vendosur në Kosovë brenda:
a) Pesë ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të kontratës në rastin e përmendur në paragrafin 1 (a);

b) Tetë ditë nga hyrja në fuqi e kontratës në rastin e përmendur në paragrafin 1(c).

Mjetet e transportit duhet të ri-eksportohen brenda dy ditësh nga hyrja në fuqi e kontratës në rastin e përmendur sipas paragrafit 1(b) të këtij neni.

Neni 337
1. Lirimi total nga taksat e importit duhet të jepet kur mjetet e transportit të jenë regjistruar sipas serive të përkohshme në Kosovë, me mendim për ri-eksportim në emër të ndonjërit nga personat në vazhdim:
(a) në emër të personit të vendosur jashtë Kosovës;
(b) në emër të personit fizik të vendosur brenda Kosovës, kur personi i përfshirë është përgatitur për transferim të banimit të zakonshëm tek një vend jashtë Kosovës.
Në rastin e referuar në pikën (b), mjetet e transportit duhet të eksportohen brenda tre muajsh nga data e regjistrimit të përkohshëm.
2. Lirimi total nga detyrimet e importit duhet të jepet kur mjetet e transportit janë shfrytëzuar për tregti apo privatisht nga personi fizik i vendosur në Kosovë dhe i punësuar nga pronari i mjeteve të transportit i vendosur jashtë Kosovës.
Shfrytëzimi privat duhet të parashihet në kontratën e punësimit. Dogana mund të kufizojë importimin e përkohshëm të mjeteve të transportit sipas kësaj dispozite në rastin e shfrytëzimit sistematik.
2.Lirimi total nga detyrimet e importit mundet që në raste përjashtimi të jepet kur mjetet e transportit shfrytëzohen për komercial për një kohë të kufizuar nga personat e vendosur në Kosovë.

Neni 338
Para ndesh me dispozitat e tjera të veçanta, periodat e kryerjes janë si në vazhdim:
a) Për mjetet e transportit hekurudhor: 12 muaj;

b) Për mjetet e transportit të shfrytëzimit komercial tjetër nga ato të transportit hekurudhor: koha e kërkuar për kryerjen e operimeve të transportit;

c) Për mjetet e transportit rrugor të shfrytëzuara privatisht:

– Nga studentët: koha e qëndrimit të studentit në Kosovë për qëllimin e vetëm të ndjekjes së studimeve;

– Nga personat që plotësojnë emërimin e kohës së specifikuar: koha për të cilën ky person qëndron në Kosovë, për qëllimin e vetëm të plotësimit të caktimit të tyre;

– Në rastet e tjera, duke përfshirë kafshët për shalim apo për tërheqje dhe automjetet e tërhequra nga to: gjashtë muaj;

d) Për mjetet e shfrytëzuara privatisht të transportit ajror: gjashtë muaj;

  • 23 prill 2015

    Vendimi i ri për lejimin e importit të veturave pa kufizim vjetërsie

  • 23 prill 2015

    Plotësim vendimi për automjete