0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Gjësendet shtëpiake për paisjën e vendbanimit të dytë

Neni 20

Pa rënë ndesh me dispozitat e neneve 21 deri 24, gjësendet shtëpiake të importuara nga një person fizik me vendbanim jashtë Kosovës, me qëllim të pajisjes të vendbanimit të dytë në Kosove, do të lirohen nga detyrimet e importit.

Neni 21

Lirimi kufizohet në gjësendet shtëpiake të cilat:

(a) Përveç në raste të veçanta që arsyetohet nga rrethanat, kanë qenë pronë dhe janë përdor nga personi përkatës për së paku gjashtë muaj para datës, në të cilën gjësendet shtëpiake në fjalë
janë eksportuar;
(b) I përgjigjen si për nga natyra ashtu edhe për nga sasia pajisjes normale të vendbanimit të dytë të lartpërmendur.

Neni 22

Lirimi u lejohet vetëm personave të cilët:

a) Kanë qenë me vendbanim jashtë Kosovës, për një periudhë të pandërprerë për së paku 12 muaj;
b) Janë pronarë të vendbanimit të dytë në fjalë apo e kanë marrë me qira për një periudhë jo më
pak se dy vjet dhe
c) Deklarohen se nuk do t’ia lëshojnë vendbanimin e dytë palëve të treta, gjatë kohës kur ata dhe familjet e tyre nuk ndodhen aty.
Lirimi mund të kufizohet për një rast për të njëjtin vendbanim të dytë.

Neni 23

E drejta e lirim mund të varet nga sigurimi i garancionit për të garantuara pagesën e çfarëdo borxhit doganor që mund të lind sipas nenit 24.

Nenit 24

1. Dhënia me qira apo bartja e vendbanimit të dytë një personit të tretë para skadimit të afatit prej dy viteve nga data e pranimit për lëshimin në qarkullim të lirë të gjësendeve shtëpiake, do të
shkaktojë obligimin për pagesën e detyrimet të importit për to, sipas normës që zbatohet në datën kur është dhënë me qira apo është bartur, në bazë të llojit të gjësendit dhe vlerës doganore të
vërtetuar dhe pranuar në atë datë nga Dogana .
Megjithatë, lirimi vazhdon të aplikohet nëse gjësendet shtëpiake në fjalë përdoren për të pajisur vendbanimin e ri të dytë, me kusht që janë respektuar dispozitat e nenit 22 (b) dhe (c).

2. Çdo huazim, dhënie si garancion, dhënia me qira apo bartja qoftë me pagesë apo pa pagese, e gjësendeve shtëpiake një personi të tretë para kalimit të afatit prej dy vitesh nga data e pranimit
të lëshimit të tyre në qarkullim të lirë, po ashtu shkakton obligimit për pagesë të detyrimet të importit nën të njëjtat kushte, si ato të përmendura në nënparag.