0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Dërgesat me vlera të vogla/Blerjet Online

Neni 27

Varësisht nga neni 28, çfarëdo dërgese që përbëhet nga mallrat të një vlere jo të madhe e cila dërgohet derjtëpërdrejtë nga një vend jashtë Kosovës, të një pranues brenda Kosovës, do t’i lejohet lirimi nga detyrimet e importit.

Mallrat me vlere të vogël- nënkupton mallrat vlera e përgjithshme e të cilave nuk tejkalon shumën prej 22 € për secilën dërgesë.

Neni 28

Lirimi nuk vlen për:

a) produkte alkoolike,
b) parfume dhe ujëra tualeti dhe
c) duhan e produkte duhani.

Nenet 29 deri ne 31 Aneksi A i Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr.03/L-109 duhet te publikohen ne pjesen Dërgesat qe dërgohen nga personi-nga personi tjeter fizik

DËRGESA QË DËRGOHEN NGA PERSONI- NGA PERSONI TJETËR FIZIK

Neni 29

1. Pa rënë ndesh me nenet 30 dhe 31, mallrat që ndodhen në dërgesat që dërgohen nga personi fizik jashtë Kosovës një personi fizik tjetër që jeton në Kosovë lirohen nga detyrimet e importit,
me kusht që ngarkesat e tilla nuk janë të natyrës komerciale.
2. mallrat e natyrës jo-komerciale për qëllime të paragrafit 1, janë këto që:
a) Kanë natyrë të rastit
b) Përmbajnë mallra që ekskluzivisht janë për përdorim personal të pranuesit të dërgesës apo familjës se tij e të cilat sipas natyrës apo sasisë së tyre, nuk lënë dyshim se do të përdoren për qëllime tregtare dhe
c) I dërgohen pranuesit nga dërguesi pa kurrfarë pagese.
Neni 30

Lirimi i paraparë me nenin 29 (1) do të lejohet për dërgesën shuma e të cilës është deri në 45 €, duke përfshirë edhe vlerën e mallrave të përmendur në nenin 31.

Kur vlera e përgjithshme e dërgesës është më e lartë se në nënparagrafin e parë, ndërsa është e përberë prej dy apo me tepër artikuj, lirimi do të lejohet deri në atë shumë sikur këta artikuj të ishin importuar ndaras, duke marrë parasysh se vlera e një artikulli të vetëm nuk mund të ndahet.

Neni 31

Lirimi nga detyrimet doganore të parapara me nenin 29 (1) kufizohet në sasitë e dhëna për secilin nga artikujt e radhitur më poshtë:

a) produkte të duhanit:
– 50 cigare ose,
– 25 cigarillos (puro e hollë e vogël me peshë maksimale deri në tri gramë secila), ose
– 10 cigare puro ose,
– 50 gramë duhan për tymosje, ose
– një përzgjedhje proporcionale nga këto produkte të ndryshme;

b) alkool dhe pije alkoolike:
– pije të distiluara alkoolike dhe alkool me përbërje alkooli mbi 22%; etil alkool i pa-denatyralizuar
me vëllim 80% e më tepër, 1liter ose
– pije të distiluara alkoolike dhe alkool, si dhe aperitivë me bazë vere apo alkooli. pije tafia, sake apo pije të ngjashme alkoolike me përbërje alkooli deri në 22%; verëra shkumëzuese, verëra
likeri: një litër apo një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme dhe
– Verë e pa gazuar- dy litra;
c) Parfume- 50 gramë, ose ujë tualeti: 0,25 litra.