0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Invalidet e luftës

E drejta për lirimit nga pagesa e detyrimeve importuese për automjetin e udhëtarëve për invalid te luftës.

Për lirim nga pagesa e detyrimeve importuese për kategorinë e personave me nevoja të veçanta (Invalid te luftës ) që kanë të drejt lirimi është parapare me ligjin nr. 04/L/054 për statusin dhe te drejtët e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtareve te ushtrisë çlirimtare te Kosovës viktimave civile dhe familjeve te tyre i plotësuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 04/L-172 si dhe me dispozitat e nenit 76-81 të aneksit “A” të Kodit Doganor dhe Akcizave Nr. 03/L-109.

Legjislacioni aktual në fuqi mbi bazën e të cilit vepron dhe punon Dogana e Kosovës ka përcaktuar  saktë kushtet, mënyrat dhe procedurat e lirimit nga detyrimet doganore për kategorinë e Invalidëve të Luftës së UÇK-së si dhe të personave të hendikepuar.

Ligjit nr. 04/L-054 në paragrafin 2 të nenit 6 parasheh, citim: ,, Lirimi nga tatimi dhe dogana  për veturat special për përdorim personal (një veturë  në çdo (5) vjet) si dhe pajisjes ortopedike  janë të drejta të cilat i realizojnë invalidët e UÇK nga grupet  I deri në grupin VII në përshtatshmëri me shkallen e paaftësisë të përcaktuar me nenin 10 të këtij Ligji” mbarim citati.

Kjo e drejtë  Invalidëve të luftës së UÇK-së edhe në bazë të legjislacionit tjetër në fuqi u njihet për qëllime të risocializimit të tyre në jetën  e përditshme shoqërore një here në 5 vite. Me qenë se automjeti i liruar mbi këtë bazë është për përdorim personal, ky privilegj nuk mund te përdoret  apo të shfrytëzohet  nga ndonjë person  tjetër e as nga përcjellësit eventual për kategorinë  e invalidëve qoftë edhe (civil) të cilët për shkak të shkallës 100% të invaliditetit   janë të detyruar të kenë  përcjellës sepse legjislacioni në fuqi nuk  i ka  përfshirë në kategorinë e lirimeve. Nevoja e posedimit te patentë shoferit është e definuar me KDA-në, pikërisht me  nenin 78 paragrafi 2, pika b, nënndarja e tretë ku kërkohet qe dokumenti i regjistrimit përpos shënimit  që automjeti është  për invalid, se nuk mund të huazohet, të jepet me qira apo të transferohet  në persona të tjerë, duhet plotësuar  edhe kushti që  shfrytëzuesi i autorizuar  i automjetit të jap shënimet lidhur me, emrin, mbiemrin dhe numrin e patentë shoferit,duke pasur për bazë faktin se fitimi i   privilegjit  është i  ndërlidhur me  përdorimin personal të automjetit nga vetë përfituesi.

Kjo dispozitë definon  qartë të drejtën  e lirimit të tatimit dhe doganës  për Invalidët e luftës së UÇK-së për veturat speciale për përdorim personal për  kategoritë që kanë shkallen e invaliditetit apo përqindjen e dëmtimit trupor  nga 20% deri më 100%, ashtu  siç përcaktohet në paragrafin 1 të nenit 10 të këtij Ligji.

Periudha 5 vjeçare si afat përkufizues brenda të cilit mund të përdoret privilegji i zhdoganimit te automjetit pa detyrime doganore është i definuar në paragrafin  2 të nenit 6 të Ligjit nr. 04/L-054,  më pastaj edhe në Udhëzimin  e Brendshëm Administrativ të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në të cilin theksohet se të drejtën e lirimit nga detyrimet e importit doganore  në vështrim të nenit 74-81 të Aneksit A të Kodit Doganor dhe të Akcizave do ta gëzojnë edhe invalidët e luftës së UÇK-së te cilët kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga   Institucionet e Republikës së Kosovës ndërsa në nenin 5 të   tij theksohet citim: ,,Lirimi nga detyrimet e importuese doganore do te lejohet  njëherë në pesë vite” mbarim citati.