0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

P.K.K. Kulla

Pikëkalimi Kufitar i Kullës gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra dhe  ka filluar punën që nga data 14/02/2000 në atë kohë si pjesë përbërëse e D.D Pejë.

Në këtë kohë janë bërë zhdoganimet vetëm me procedurë të shkurtër, kurse me datë 01.06.2000 ka filluar të bëhet zhdoganimi i rregullt në terminal i cili ka qene i vendosur në qytetin e Pejës.
Problemet e kësaj dege në fillim nuk kanë ndryshuar shumë prej pikave tjera doganore si dhe të mbarë Shërbimit Doganor në tërësi. Pikëkalimi Kufitar i Kullës në fillim ka shërbyer edhe si terminal doganor pasi që në fillim siq e cekëm mallrat janë zhdoganuar në këtë pikë,kurse tani të gjitha dërgesat komerciale së pari kontrollohen në Pikëkalim e pastaj vendosen nën mbikqyrje doganore përmes plombimit dhe udhëzohen (obligohen) që të shkojnë në terminal -Pejë për zhdoganim.

Mallin që e sjellin udhëtarët me vete zhdoganohet në Pikëkalim

Në Pikëkalimin kufitar Kullë punohet 24 orë  pa ndërprerje me ndërrime nga 12 orë.
Për importuesit që sjellin mallra komerciale duhet që mallin ta përcjell i gjithë dokumentacioni i nevojshëm duke përfshirë dokumentacionin bazë nga vendi i nisjes si dhe dokumentacionin e vendeve tranzite.