0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Interevropa

ZYRA E BRENDSHME PËR ZHDOGANIM

Zyra e brendshme për zhdoganim të mallrave gjendet në aksin rrugorë Prishtinë –Fushë Kosovë përballë Garnizonit “Adem Jashari”në lokalet e Depos Publike “Intereuropa”-Sh.A. Zona industriale rruga “Lidhja e Pejës” p.n.
Kjo Zyre e brendshme doganore zyrtarisht ka filluar nga puna me datën 06.09.2006 dhe këtu bëhet zhdoganimi i mallrave të deponuara konform termave të Autorizimit që posedon kompania “Intereuropa”-sh.a Depo doganore e Tipit “A”.

Gjithashtu në këtë Zyre lejohet prezentimi i deklaratave mujore IM4 (importit të rregulltë) për shkarkim të Depove Doganore të Tipit “D” dhe “C”  nga regjioni i Prishtinës e më gjerë të cilat deri në fillimin e punës së kësaj zyreje, si Zyre shkarkuese e kanë pasur Degën Doganore Aeroporti i Prishtinës.

Orari i punës

Puna në ZBD-re zhvillohet çdo ditë pune (prej të hënes deri të premten) duke filluar nga ora 08:00 deri 16:30 e sipas nevojës në raste të ndryshme edhe pas kësaj kohe.Duke filluar nga 20 Tetori 2007 kemi aplikuar kujdestarinë për ditën e shtunë prej dy zyrtarëve doganorë dhe atë me orar prej orës 10:00 deri në ora 12:00 ku kryhen të gjitha procedurat doganore të përshkruara për këtë lloj të depos doganore.