0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

HQ Prishtina

Drejtoria e Doganës së Kosovës

Drejtoria e Doganës së Kosovës gjendet në “Veternik 1 Zona Industriale” p.n. në Prishtinë dhe orari i punës është prej të Hënës deri të Premtën duke filluar prej orës 08:00 deri në 16:00

Përpos Menaxhmentit të lartë të Doganës së Kosovës që është i vendosur në këtë ndërtesë, gjithashtu në kuadër të drejtorisë së  Doganë së Kosovës funksionon edhe sektori që ndërlidhet drejtpërdrejt me punën me palë orari i të cilës është prej orës 09:00 deri në 15:00.

Zyra në kuadër të Drejtorisë së Doganës së Kosovës që punonë drejtpërdrejtë me palë është :

1.  Zyra për regjistrimin e bizneseve – ku bëhet lëshimi i certifikatës për import-eksport për bizneset fillimisht të regjistruara pranë MTI-së dhe Administratës Tatimore, lëshimi i certifikatave dhe kartelave identifikuese për agjensionet Doganore, shitja e formularëve zyrtar doganor (DUD matrix), lëshimi i certifikatave të origjinës EUR1 si dhe lëshimi i urdhërpagesave për rastet e kundërvajtjeve të zbuluara nga njesiti FAST dhe zyra ku ju mund të pajiseni edhe me versionin elektronik të TARIK-ut.

Në Drejtorinë e Doganë së Kosovës është vendosur edhe Qendra Operative e cila punon pandërprerë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Prej kësaj qendre bëhet edhe monitorimi i sistemit të kamerave CCTV i cili është i vendosur në të gjitha pikë kalimet zyrtare të Republikës së Kosovës. Në kuadër të Qendrës Operative funksionon edhe linja konfidenciale në të cilën të gjithë qytetarët mund të lajmërojnë 24 orë në ditë mbi çfarëdo informate që do të ndihmoj në luftimin e korrupsionit dhe kontrabandës. Numri konfidencial i Doganës së KOsovës është 038/ 500-095.

Numrat nëpërmjet të cilëve ju mund të kontaktoni me Drejtorinë e Doganës së Kosovës janë:

038/540-350; 038/541-032; 038/541-030