0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Hani i Elezit

•    Dega Doganore Hani i Elezit
Dega Doganore Hani i Elezit, gjendet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, në kilometrin e 70- të, të magjistrales Prishtinë – Shkup. Është Dega Doganore me fluksin më të madh të udhëtareve, veturave dhe maunave që bartin mallra komerciale për tregun e Kosovës.
Dega Doganore e Hanit të Elezit është e konfiguruar në dy pjesë, në të cilat kryhen operimet e oficerëve doganor të Doganës së Kosovës, në Pikë kalimin kufitar Hani i Elezit dhe në Terminalin e Hanit të Elezit.

•    Pikë kalimi Kufitar Hani i Elezit
Kjo pikë kufitare është në kufi me Republikën e Maqedonisë dhe është pika me fluksin më të madh të veturave dhe autobusëve me pasagjerë, që hyjnë dhe dalin përmes kufirit Kosovë-Maqedoni .
Dogana e Kosovës operon 24 orë pandërprere në këtë kufi dhe bëhen tendenca në vazhdimësi që me gjithë fluksin e madhe nëpër këtë PKK, që lëvizja e udhëtarëve të bëhet me sa më pak ndalesa të panevojshme në përjashtim të atyre që u nënshtrohen kontrolleve doganore.

Numri kontaktues për pikë kalimin kufitar Hani i Elezit është 038/541-930

•    Terminali Doganor – Hani i Elezit
Në kuadër të Degës Doganore Hani i Elezit, ekziston edhe terminali doganor që është terminali me hapësirën më të madhe në kuadër të terminaleve doganore në Kosovë. Që si rrjedhojë e faktit afro 60% e të gjitha mallrave që importohen dhe kryejnë procedurat doganore në Kosovë, kalojnë nëpër këtë dege doganore.

Dogana e Kosovës në këtë terminal ka të vendosur edhe X-Ray Mobil shumë të sofistikuar, ku me anë të cilit dhe me ndihmën e tij mundësohet kontrolli i mallrave e ngarkesave të kryhet me shpejtë dhe në mënyrë më të detajizuar.

Në kuadër të terminalit Hani i Elezit gjenden të stacionuara edhe të gjitha agjencionet tjera kufitare si ai veterinar dhe fito-sanitar. E tërë kjo është bërë me qëllim që të gjitha procedurat me rastin e importit – eksportit të mallrave të kryhen pa ndalesa të mëdha dhe të panevojshme.
Orari i punës në këtë terminal doganor është 24 orësh por orari i zhdoganimit të mallrave është çdo ditë prej orës 08:00 deri ne 20:00.

Numri kontaktues për terminalin doganor të Hanit të Elezit është 038/502-534