0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

D.D. Peja

Dega Doganore Pejë gjendet në qytetin e Pejës, 22 km në largësi nga Pikëkalimi Kufitar (P.K.K.) Kullë.
Të gjitha mallrat komerciale në të gjitha regjionet nga  P.K.K. Kullë, udhëzohen (dhe obligohen) që të shkojnë në terminalin doganor për vazhdimin e procedurave doganore për zhdoganim të mallit.

Në D.D Pejë operojnë edhe inspektorët e Agjencionit Veterinar dhe Sanitar të Kosovës, të cilët i pajisin importuesit me certifikatat e kërkuara.

Në D.D Pejë përveç mallrave të cilat hyjnë përmes P.K.K. Kullë zhdoganohen edhe autoveturat nga brendësia si dhe bëhet zhdoganimi definitiv i mallrave nga procedurat me ndikim ekonomik.

Dokumentacioni i nevojshëm për zhdoganim:

•    Fatura e mallit
•    Dokumenti i transportit
•    Fletëngarkesa e mallit
•    Certifikata EUR 1
•    Dokumentet e eksportit  nga vendi i nisjes dhe transitit
•    Certifikatat veterinare-sanitare, nëse aplikohen.
•    Licencat e importit, nëse aplikohen.
•    Deklarimi i mallit nga Agjentët e autorizuar me anë të deklaratës
doganore.

Orari zyrtar i punës në D.D Pejë është çdo ditë prej orës 08:00 deri 20:00 dhe janë të angazhuar 15 oficerë doganor të sistemuar në ekipe dhe ndërrime të ndryshme.