0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Përjashtimet nga akciza

ANEKSI B I KODIT DOGANOR DHE TE AKCIZAVE

PRODUKTET E LIRUARA NGA AKCIZA

Akciza nuk paguhet për:

(a) Lëndën e parë dhe lëndën ndihmëse e cila përndryshe do t’i nënshtrohej akcizës, të importuar në Kosovë nga personat e pajisur me licencë të lëshuar nga Dogana e Kosovës, i cili autorizon importin e tillë në rastin kur lënda e tillë do të përdoret në prodhimin e mallrave për eksport;

(b) Mallrat për të cilat Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Kosovës përcakton se do të shfrytëzohen vetëm për qëllime humanitare dhe se nuk do të ofrohen për shitje a për konsumim në Kosovë dhe

(c) Mallrat e financuara nga të hyrat e granteve të dhëna për Qeverinë e Republikës Kosovës nga qeveritë, agjencitë qeveritare, organizatat qeveritare apo joqeveritare në përkrahje të programeve humanitare dhe të rindërtimit, si dhe të projekteve në Kosovë

ANEKSI C

ORGANIZATAT DHE SUBJEKTET E TJERA QË NUK PAGUAJNË AKCIZË

Akciza nuk paguhet nga:

(a) Misionet e huaja diplomatike dhe konsulare;

(b) Kombet e Bashkuara apo cilido organ i saj, duke përfshirë UNMIK-un, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, organizatat ndërkombëtare ndërqeveritare dhe agjencitë qeveritare përkitazi me mallrat e përdorura për qëllime zyrtare;

(c) Kontraktorët e UNMIK-ut, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe të KFOR-it të cilët importojnë mallra që do të përdoren nga ata kontraktorë vetëm përkitazi me përmbushjen e kontratave për UNMIK-un, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe për KFOR-in dhe

(d) Organizatat e regjistruara joqeveritare me status të beneficuar publik siç parashihet me Rregullorën nr. 1999/22 të datës 15 nëntor 1999 për mallrat e përdorura vetëm nga organizatat joqeveritare në përmbushjen e qëllimeve të statusit të saj të beneficuar. Këto mallra janë si në vijim: benzina, kerozina, nafta dhe etanol