0800 500 95

Telefoni për të raportuar
korrupsionin dhe kontrabandën

Republika e Kosovës / Ministria e financave

DOGANA E KOSOVËS

Organizatat joqeveritare

MALLRA PËR ORGANIZATA HUMANITARE OSE BAMIRËSE

A. Për qëllime të përgjithshme

Neni 69

1. Varësisht nga nenet 71 dhe 72, mallrat që pasojnë do të lejohen të liruara nga detyrimet e importit, përderisa një gjë e tillë të mos shkaktojë keqpërdorime apo çrregullime të mëdha të konkurrencës:
a) Gjërat elementare të importuara nga organizatat qeveritare apo organizatat tjera humanitare ose bamirëse të regjistruara për këtë qëllim në Kosovë, të cilat do t’ju shpërndahen falas personave nevojtarë;
b) Mallra të çfarëdo përshkrimi të dërguara falas nga një person apo organizatë e vendosur jashtë Kosovës dhe pa ndonjë qëllim komercial nga ana e dërguesit, për organizatat qeveritare apo organizatat tjera humanitare ose bamirëse të regjistruara për këtë qëllim në Kosovë, për t’u përdorur për mbledhje të fondeve, me rastin e veprimtarive humanitare për të ndihmuar personat nevojtarë.
c) Pajisje dhe material për zyre të dërguara falas nga një person apo organizatë e vendosur jashtë Kosovës dhe pa ndonjë qëllim komercial nga ana e dërguesit, për organizatat humanitare ose bamirëse të regjistruara në Kosovë për këtë qëllim, të cilat do t’i përdorin vetëm me qëllim të plotësimit të nevojave të punës së tyre apo për të realizuar qëllimet e tyre humanitare dhe bamirëse.
2. Për qëllime të paragrafit 1 (a), ‘gjëra elementare’ -nënkupton ato mallra që nevojiten për plotësimin e nevojave elementare të njerëzve, për shembull ushqimi, barnat, veshmbathja dhe ndërresat e shtratit.

Neni 70

Lirimi nuk lejohet për:
a) produkte alkoolike,
b) duhan apo produkte duhani,
c) kafe dhe çaj,
d) automjete, me përjashtim të autoambulancave.

Neni 71

Lirimi do të lejohet vetëm për ato organizata që posedojnë procedura të atilla kontabiliteti, të cilat ia mundësojnë Doganës të mbikëqyrin veprimtarin e tyre dhe të cilat ofrojnë të gjitha garancitonet e nevojshme.

Neni 72

1. Një organizatë që përfiton nga lirimi nuk mund të huazojë, jep në shfrytëzim apo bart, qoftë me pagesë apo pa pagesë, mallrat dhe pajisjet e përmendura në nenin 69 për qëllime tjera nga ato të parapara në paragrafin 1 (a) dhe (b) të atij neni, pa i lajmëruar paraprakisht autoritetin doganor.
2. Nëse, mallrat dhe pajisjet huazohen, jepen në përdorim apo barten tek një organizatë që ka të drejtë të përfitojë nga lirimi në pajtim me nenin 69 dhe 71, atëherë lirimi do të vazhdojë të jepet me kusht që kjo e fundit i shfrytëzon mallrat dhe pajisjet për ato qëllime, për të cilat ato fitojnë të drejtën në lirim.
3. Në raste tjera huazimi, dhënia në përdorim apo bartja do t’i nënshtrohen pagesës paraprake të detyrimeve të importit, sipas normës që zbatohet në ditën e huazimit, dhënies në përdorim apo bartjes, në bazë të llojit të mallrave apo pajisjeve dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë ditë nga autoritetet doganore.

Neni 73

1. Organizatat e përmendura në nenin 69 ,të cilat ndërpresin plotësimin e kushteve sipas të cilave kanë përfituar nga lirimi, apo të cilat kanë për qëllim të shfrytëzojnë mallrat dhe pajisjet e liruara nga detyrimet e importit për qëllime tjera nga ato të parapara me atë nen, duhet të njoftojnë për këtë autoritetin doganor.
2. Mallrat dhe pajisjet që mbeten në posedim të organizatave që nuk vazhdojnë të përmbushin kushtet, për të cilat i është dhënë lirimi, do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit, sipas normës që zbatohet në datën kur ato kushte nuk vazhdojnë të përmbushen, në bazë të llojit të mallrave dhe pajisjeve dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.
3. Mallrat dhe pajisjet e përdorura nga organizatat që përfitojnë nga lirimi për qëllime tjera nga ato të parapara me nenin 69 do t’i nënshtrohen detyrimeve përkatëse të importit sipas normës që zbatohet në
datën kur ato janë përdor për qëllime tjetër, në bazë të llojit të mallrave dhe pajisjeve dhe vlerës doganore të vërtetuar apo pranuar në atë datë nga autoritetet doganore.

Ligji per lirine e asocimit ne OJQ